Aktivistë të Aleancës Kuqezi sot kanë protestuar para ndërtesës së Radio Televizionit Shqiptar në Tiranë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj mos-transmetimit të ndeshjeve të Kombëtares shqiptare në Kampionatin Evropian. Të rinjtë e Aleancës Kuqezi në shenjë simbolike hodhën bombola tymi në dritaret e TVSH-së, duke akuzuar për korrupsion drejtuesit e saj. Përfaqësuesi i Aleancës Kuqezi, Flavio Qarri tha se përkundër faktit që 10 milionë shqiptarë në të gjitha trevat dhe në mërgim prisnin me padurim të përcillnin ndeshjet e kombëtares, Qeveria dhe TVSH i dhanë krahun televizioneve private, duke bërë që secili të paguajë nga xhepi për t’i ndjekur ndeshjet. “Shqiperia i vetmi vend unik ku TV shtetëror nuk mbron interesat kombëtare por është TV anti-kombetar. Në gjithë Europën ndeshjet transmetohen nga TV publike dhe asnjë europian nuk e shikon kombëtaren e vet vetëm dhe vetëm në një TV privat me pagesë. Tifozat kuqezi nuk blen dot asnjë biletë sepse shteti shqiptar nuk siguroi asnjë votë për ta por po i heq mundësinë ta shohin edhe në Tiranë pa para”, thuhet në reagimin e Aleancës Kuqezi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …