leoni

AAK-ja

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bën thirrje për fushatë të ndershme në raundin e dytë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me anë të një njoftimi për media kanë ftuar të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e kësaj partie, por edhe të aprtive tjera që të jenë pjesë e një fushate dhe e një gare të ndershme.

“Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të AAK-së, të nderuar qytetarë të Kosovës, Sot fillon fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash në Kosovë. Zgjedhjet e përgjithshme me 12 qershor, si dhe zgjedhjet komunale me 22 tetor, për të parën herë shënojnë një standard më të avancuar të zgjedhjeve, një normë më të pranueshme të garës dhe të fushatës për zgjedhje. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka shënuar rezultate të mira në shumë komuna të Kosovës dhe në 6 prej tyre ende është në garë. Ne jemi të bindur se oferta e kandidatëve tanë për komunat ku ata janë në garë edhe në këtë raund të dytë, është më e mira dhe kjo do të rezultojë me fitoren e tyre, dhe ky mbetet një synim i rëndësishëm i yni. Por përtej kësaj, ne mbetemi të vendosur e të përcaktuar, që votimet e së dielës që vjen, të jenë të një standardi demokratik perëndimor. Vetëm kështu fitorja do të ishte e përgjithshme.Në këtë ditë të parë të fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve komunale, i ftojmë të gjithë anëtarët e simpatizantët e AAK-së, por edhe anëtarët  e partive të tjera, që të jenë pjesë e një fushate dhe e një gare të ndershme. AAK si parti, do të bëjë gjithçka që është në dorën e saj, që të përmbushet ky standard” thuhet në komunikatën e lëshuar nga ky subjekt politikë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …