Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe kreu i saj Ramush Haradinaj, sot ka bërë publikë emrat e gjashtë kandidatëve për kryetarë komunash. AAK-ja synon ta rikthejë Rahovecin me ish-kryetarin e kësaj komune, Smajl Latifin. Po ashtu synon ta rikthejë edhe Suharekën, me Bali Muharremin, ish-deputet. AAK-ja kishte drejtuar mandatin e kaluar në Suharekë me Blerim Kuçin. Në Deçan, AAK-ja synon ta mbajë pushtetin duke ndryshuar kandidatin. Kryetari aktual Rasim Selmanaj është zgjedhur deputet, ndërsa për kandidat të ri atje ka vënë Bashkim Ramosajn. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe kreu i saj Ramush Haradinaj, sot ka bërë publikë emrat e gjashtë kandidatëve për kryetarë komunash. AAK-ja pret ta fitojë komunën e Klinës me kandidatin Zenun Elezi. Ndërsa duke mos ndryshuar kandidatët, synon të mbajë komunën e Obiliqit dhe atë të Junikut. Në të parën do të kandidojë edhe për një mandat, Xhafer Gashi e në Junik, Agron Kuçi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …