AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka refuzuar ftesën për takim me kryeministrin, Albin Kurti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka refuzuar ftesën për takim me kryeministrin Albin Kurti, pasi tema e takimit ka qenë agjenda legjislative dhe  kjo i takon shefit të Grupit Parlamentar. Ashtu siç jemi deklaruar në përgjigjen drejtuar z. Kurti, konsiderojmë që i takon shefave te grupeve parlamentare në Kuvend të dakordohen sa i përket agjendës legjislative, siç përcaktohet në bazë të rregullores së Kuvendit. Në qoftë se ka ndonjë temë tjetër lidhet me interesin nacional, mund të diskutohet në një moment tjetër”, thuhet në përgjigjen nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë pranuar të përgjigjen sa i përket qëndrimit të kësaj partie.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …