Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar strukturat e Aleancës së të Rinjve të Kosovës, të cilët i ka siguruar se do ta kenë mbështetjen e tij të plotë për zgjedhjet e 14 shkurtit. Haradinaj ka shkruar se të rinjtë e AAK-së do të jenë vlerë e shtuar e listës zgjedhore të kësaj partie. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjithherë ka qenë shtëpi e mundësive për të rinjtë në politikë. Sot në takim me strukturat e Aleancës së të Rinjve të Kosovës, i sigurova se do e kenë mbështetjen time të plotë për zgjedhjet e 14 shkurtit. Kandidatët e organizatës rinore të AAK-së, përpos se do jenë vlerë e shtuar e listës, besoj se do të jenë edhe fitues në këto zgjedhje, me karrierë të ndritur në të ardhmen e tyre politike. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …