leoni

Besnik Tahiri

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti të raportojë në Kuvend për situatën në veri

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti të raportojë në Kuvend për situatën në veri. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se AAK ka dënuar ashpër kidnapimin e tre policëve duke e konsideruar këtë akt si provokim të drejtpërdrejtë nga Qeveria në Beograd. Kërkojmë nga presidenti i Serbisë që me një veprim politik ti lirojë menjëherë te policët duke mos e eskaluar situatën, dhe duke pasur parasysh se ky Kuvend në ballafaqim me Serbinë nuk e njeh qasjen pozitë dhe opozitë”, tha Tahiri. Ai shtoi se si  Aleancë sot kanë prezantuar një porosi simbolike “edhe në qoftë se Qeveria harron, populli nuk harron. Kjo është porosi për SHBA-të, NATO-n dhe BE-në”.  “Po e shihni ku jemi sot, dje kem thënë se marrim veprime sovrane dhe sot pas mbledhjes së kryesisë kryeministri flet për nevojën për koordinim dhe habitet sesi po rrinë në heshtje i gjithë faktori ndërkombëtar. Po e shihni sa ka zgjatë qëndrueshmëria e qeverisë në raport me një situatë tepër të rëndë. Nga faktori ndërkombëtar në veçanti nga SHBA urgjentisht të bëjë presionin e duhur ndaj shtetit që nuk e fsheh synimin armiqësor ndaj Kosovës dhe të liroj menjëherë tre policët e kidnapuar”, ka thënë Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …