Shefi i Grupi Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka bërë me dije se kjo parti kërkon që me urgjencë të thirret një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për të diskutuar situatën e krijuar në veriun e Kosovës. “Menjëherë do të kërkojmë nënshkrimet për thirrjen e kësaj seance”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Besnik Tahiri.
