Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me partnerët në koalicion, mbajnë tubimin përmbyllës të fushatës, në qendër të qytetit Pejës. Nga informatat në terren dhe nga publikimet e shumta në rrjetet sociale, shihet një mobilizim i jashtëzakonshëm i Aleancës, në veçanti mbështetësve nga diaspora që kanë ardhur masovikisht për votime. Daut Haradinaj, tregoi edhe arsyet se pse pikërisht është zgjedhur Peja, qyteti ku AAK ka vendosur ta bëjë përmbylljen e fushatës. Ai saktësoi se Peja është qyteti ku është nisur Aleanca, edhe meqë po sulmohemi drejtpërdrejt, pikërisht në Pejë, po duam ta kthejmë përgjigjen, pikërisht aty ku e kemi nisur, dhe mendojë që do të jetë një përgjigje edhe për kundërshtarët e brendshëm dhe të jashtëm, saktësoi, Daut Haradinaj.
![](https://www.radiokosovaelire.com/wp-content/uploads/a1-2-660x330.jpg)