Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po mban Kuvendin e saj në degën e Kastriotit. Gjatë fjalës së tij para delegatëve, lideri i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj tha se situata në Obiliq nuk është e lehtë dhe se ata nuk po bëjnë vetëm politikë por edhe drejtësi për shkak se kishin mision mjaft të vështirë për të rikthyer Aleancën në interes të qytetarëve të Obliqit, pas largimit të atyre që dikur iu besuam. “Ju po bëni drejtësi për shkak se kjo i’u shkaktojë shumë pasoja politike por edhe në aspektin logjistik e financiar dhe të mundësive, edhe në zgjedhjet nacionale ishte një kohë e vështirë për Aleancën, pra nuk ishin të lehta ato zgjedhje që shkuan, pastaj edhe obligimet e shumta, e në një periudhë mjaftë të vështirë të rrugëtimit të mëtejmë, ndodhi ajo krisja shumë më e rëndë pastaj, largimi apo vendimet që u morën në Aleancë në Obiliq” theksoi mes tjerash lieri i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai shtoi më tutje se ishte viti 2019 kur Aleanca veçse kishte filluar ngritjen dhe rrugëtimin e saj drejtë fitores por që ishte Haga ajo e cila pamundësoi punën e Aleancës për vendin.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …