Aleanca Ushtarake Veriatlantike-NATO. ka filluar në Detin Mesdhe një stërvitje masive kundër nëndetëseve. Operacioni pranë brigjeve të Sicilisë është bërë edhe më urgjent për shkak të kërcënimeve ndaj aleancës, ndërsa konfliktet në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme janë shtrirë në Detin e Zi me sulmet mes Rusisë dhe Ukrainës, si dhe në Detin e Kuq me sulmet ndaj anijeve nga rebelët huthi. Helikopterët qëndronin mbi det ndërsa një nëndetëse e madhe dilte me ngadaltë nga deti pranë Katanias, në Sicili dhe disa anije të marinës monitoronin operacionin. Në bordin e anijes komanduese, kundëradmirali amerikan Thomas Wall, komandant i njësive me nëndetëse të NATO-s, u duk se foli me gazetarët për të siguruar aleatët evropianë, në një periudhë kur kandidati republikan Donald Trump ka vënë në pikëpyetje përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen e vendeve aleate. “Jo vetëm që po bëjmë këtë stërvitje të madhe, por njësitë tona detare po punojnë gjithashtu së bashku në të gjitha frontet. Stërvitja ‘Steadfast Defender’, stërvitja më e madhe e NATO-s prej dekadash po vazhdon në Atlantikun e Veriut. Në planin detar, sapo përmbushëm pjesën me zjarr luftarak, një demonstrim i qartë i unitetit dhe fuqisë sonë transatlantike”, tha kundëradmirali Wall. (TCH)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …