Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq, deklaratat e Daut Haradinajt për luftë nëse Ramush Haradinaj ekstradohet në Serbi, i ka quajtur të ekzagjeruara. Vuçiq këtë e ka thënë duke iu referuar një deklarate të deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i cili ka kërcënuar edhe me luftë nëse i vëllai i tij, Ramushi, ekstradohet nga Franca për në Serbi. Madje, ai thotë se nëse ndërkombëtarët duan një Kosovë pa komunitetin serb, atëherë le ta ekstradojnë atë. “Mund të na fusim në luftë, asgjë tjetër. Unë nuk e di për të tjerët, por unë e di për vete se në rast se gabojnë dhe bëjnë kësi veprime, atëherë të bëhen gati për tema më serioze. Nëse e duan Kosovën etnikisht pa serbë, atëherë le të bëjnë hajgare”, ka thënë ai.
Edhe përfaqësuesit serbë në Këshillin Konsultativ për Komunitete kanë reaguar kundër deklaratës së Daut Haradinajt, për sikur thuhet ë momentin kur demokracia e brishtë në Kosovë tenton që, përmes qëndrimeve të përfaqësuesve politik të Prishtinës, të krijoj, së paku në dukje, një bazë të shëndoshë për pajtimin dhe ndërtimin e besimit ndërmjet qytetarëve të Kosovës dhe të themeloj mekanizma të cilat të gjitha komuniteteve joshumicë në Kosovë i garantojnë të drejta dhe liri të barabarta me ato të popullatës shumicë, në Kosovë si murmurime në mot me diell jehoi deklarata e Daut Haradinajt….