Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Harçenko, i ka kërkuar Serbisë që të mos marrë pjesë në ndonjë konferencë ndërkombëtare, në të cilën s’do të jetë e pranishme Federata Ruse. Ai në fund të dhjetorit i ka thënë ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç se kjo vlen për Samitin për Demokraci, Këshillin e Komunitetit Politik Evropian dhe disa aktivitete të tjera, në të cilat në fokus do të jetë Rusia. Amerika do të kërkojë përjashtimin e saj nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, nën të njëjtin parim siç ishte përjashtuar Jugosllavia në vitin 1992. Për këtë çështje, ambasadori i Rusisë ka diskutuar me Ivica Daçiqin edhe lidhur me përpjekjet për të formuar Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Ukrainë”.
Ivica Daçiç ka thënë se Serbia do t’i marrë në konsideratë në frymën e marrëdhënieve miqësore.