Kandidati i partisë së kryetarit serb Aleksandër Vuçiç për bashkinë e Beogradit deklaroi se Serbia është në prag të luftës civile. Deklarata u publikua pas njoftimeve të opozitës pro-europiane serbe se do të bllokojnë punën e institucioneve në ditët në vijim. Ajo çfarë po bëjnë ata është prelud i një lufte civile. Për këtë arsye, i kërkoj të mos e bëjnë, sepse neve lufta civile na shkatërroi. Nuk ka ende pajtim. Kjo nuk duhet të ndodhë më. Është nxitje për konflikt civil dhe ne nuk duhet ta lejojmë”, u shpreh ai. Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve të së dielës. Ai pretendon se më shumë se 40.000 persona pa vendbanim të ligjshëm në Beograd u sollën për të mbështetur listën e Partisë Përparimtare Serbe. Janë sjellë njerëz edhe nga Republika Srpska, Mali i Zi dhe Kosova”, thonë drejtues të tij. Kjo çoi në ndryshimin e vullnetit elektoral të votuesve, prandaj koalicioni kërkon anulimin e zgjedhjeve në Beograd, përsëritjen e votimit dhe pastrimin e listave zgjedhore. Komisioni Republikan i Zgjedhjeve i hodhi poshtë të gjitha kundërshtimet e opozitës për zgjedhjet parlamentare. Beogradi ka rreth 1.4 milionë votues me të drejtë vote, që është afërsisht sa një e katërta e totalit të elektoratit në Serbi.
Kontrolloni gjithashtu
Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …