Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha në Bruksel se Beogradi do marrë veprime serioze nëse Kosova aplikon për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Përpara darkës joformale të BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor. “Është e qartë se disa njerëz po punojnë për të destabilizuar të gjithë rajonin, për ta destabilizuar Serbinë. Do të flas për këtë më në detaje pas takimit. Do të jetë interesante të shohim se kush do t’i mbështesë për një gjë të tillë dhe ne do të përgjigjemi seriozisht dhe me përgjegjësi dhe do ta mbrojmë fuqishëm vendin tonë, ka kërcënuar si zakonisht kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ish-ministri i “kasapit” të Ballkanit, Millosheviq.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …