Kryetari Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se javën në vijim do të zhvillojë bisedimet edhe me Kancelarin Federal të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Por, ai përmendi edhe kryeqytete të vendeve mosnjohëse të shtetësisë së Kosovës si Sllovakia dhe Moldavia. Java e ardhshme “do të jetë e vështirë për Serbinë”, tha Aleksandar Vuçiq, ndërsa shtoi se “kemi shumë obligime ndërkombëtare, bisedime me liderë evropianë, prej Bratislavës e Çisinaus, bisedimet me Emmanuel Macronin dhe Olaf Scholzin”. E këto bisedimet, siç iu drejtua ai audinceës së tij, kanë të bëjnë “me luftën për popullin serb në Kosovë”. Dhe për ata që frikësohen dhe pandehin se ne do të dorëzohemi ndaj presionit, përgjigja ime është se s’ka dorëzim dhe se dorëzimi kurrë as që është në konsideratë”, ka thënë Aleksandar vuçiq
Kontrolloni gjithashtu
Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar
Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …