leoni

Vuçiq

Aleksandar Vuçiq: E diela në veri të Kosovës do të jetë një ditë e tmerrshme për demokracinë e popullin serb, ditë turpi e Evropës

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur për zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës, tha se e diela do të jetë një ditë e tmerrshme për demokracinë,  një ditë e vështirë për popullin serb, ditë në të cilën zyrtarisht do të shënohet turpi i Evropës dhe i botës, për atë që organizuan dhe po bëjnë. Serbët nuk marrin pjesë në zgjedhje sepse Asociacioni nuk është formuar për 10 vjet. Serbët u larguan nga institucionet, jo për kapriço, jo sepse janë të çmendur e budallenj. Ata u  larguan sepse komandanti Gjuriq u shkarkua ilegalisht, Todosijeviqi u dënua, sepse herën e parë qëlluan mbi serbët dhe pastaj mbi fëmijët në Shtërpcë dhe tani ata qëlluan edhe Jovanoviqin. Do të mbajnë zgjedhje, do të gënjejnë dhe serbët do të shpallen sërish fajtorë. Është turp që dikush nuk e di dallimin mes legjitimitetit dhe ligjshmërisë. Vuçiq tha se në ato komuna, pas tërheqjes së Aleksandar Jablanoviqit, nuk ka më asnjë kandidat të vetëm serb në tri komunat më të mëdha në veri të Kosovës. Ka vetëm kandidatë nga partitë e Albin Kurtit dhe Hashim Thaçit. Turp për ta, të gjithë nga QUINT-i”, tha kryetari i Serbisë, Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …