Disa nga mediat që pretendohet se nuk i ka nën kontroll regjimi i Aleksandar Vuçiq, kanë analizuar zhvillimet e ngjarjeve në Veri, pas konferencës së djeshme të Vuçiqit. Sipas portalit “Nova”, pas 17 orësh heshtje, mesazhi i Vuçiqit i ka zënë të gjithë në befasi: ai ua vuri fajin serbëve të Veriut për atë që ndodhi. Për 17 orë Beogradi zyrtar heshti për sulmin terrorist në fshatin Banjska, ku mbetën të vrarë një polic i Kosovës dhe të paktën katër serbë. Sytë e serbëve të Kosovës, sipas mediumit “Nova”, gjatë gjithë kohës ishin të drejtuar nga autoritetet serbe, duke kërkuar ndonjë informacion. Më pas presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi se ata janë përgjegjës për incidentin. Sipas këtij portali në këtë mënyrë Vuçiq ka bërë përpjekje t’ia heqë të gjitha përgjegjësitë Beogradit, duke ua lënë një “patate të nxehtë” në duar atyre në emër të të cilëve, po negocion qe 10 vjet.

Aleksandar Vuçiq: E kam paralajmëruar emisarin e BE-së Mirosllav Lajçak, për veprimet e Prishtinës në procesin e dialogut

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha për mediet se e ka paralajmëruar të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, për veprimet e Prishtinës në procesin e dialogut. Dy zyrtarët kanë zhvilluar takime në Forumin Ekonomik Botëror, që po mbahet në Davos të Zvicrës. Vuçiq tha se  ka pasur një bisedë e hapur me Mirosllav Lajçakun për situatën në Kosovë dhe sipas tij kërcënimet me të cilat përballet popullata serbe çdo ditë, të cilat kërcënojnë paqen dhe stabilitetin e rajonit. Sipas Vuçiqit, Serbia ka qasje të përgjegjshme në dialogun mes dy vendeve, por janë veprimet e Prishtinës ato që vënë në pikëpyetje gjithçka që është arritur deri më tani në procesin e normalizimit të marrëdhënieve. Në këtë Forum po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por nuk dihet nëse ai do të ketë një takim me Vuçiqin.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …