Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Evropa po i kërkon Serbisë që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Kjo është e vërteta. Fuqia më e madhe, Bashkimi Evropian po e kërkon këtë. Duke folur lidhur me kërkesat e qytetarëve të Serbisë se a mund të pajtohen që shteti të futet në BE, Vuçiq tha se qytetarët e Serbisë nuk pajtohen sa i përket Kosovës. Ne mund ta gënjejmë veten se kemi pajtim për këtë çështje. Sigurisht që nuk kemi. Sigurisht që një pjesë mendon se Kosova duhet të dorëzohet sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse Serbia do të ishte më e shëndetshme, por ata këtë nuk e thonë dhe nuk duhet ta thonë publikisht. Të tjerët do të thonë se Kosova duhet të mbrohet me çdo kush, por pa mua dhe fëmijët e mi”, tha Vuçiq.