Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se gjithçka që është nënshkruar në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe që është nënshkruar edhe nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, duhet të zbatohet. “Këto janë katër marrëveshje. Ne tashmë kemi nënshkruar gjithçka dhe, natyrisht, është nënshkruar nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe duhet të zbatohet. Qëllimi përfundimtar është që serbët dhe shqiptarët të jetojnë se bashku, për të jetuar shumë më mirë dhe për të respektuar, pa armiqësi. Nuk e kam në plan të flas për fajin e askujt, nuk ka rëndësi nëse do të arrihet për tre muaj apo tre vjet, por nëse ia dalim do të jetë një sukses historik, tha Vuçiq në një intervistë për Euronews. Sigurisht, të dyja palët kanë vijat e tyre të kuqe dhe nuk mund ta mohoj këtë, por ne, besoj se të dyja palët, duhet të bëjmë shumë për ta normalizuar situatën mes kombeve tona. Duke pasur parasysh këtë, unë besoj se është në interes të të dyja palëve të sigurojnë qarkullimin e lirë të mallrave, njerëzve dhe kapitalit. Ne duhet të punojmë me shumë zell për këtë, si dhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme”, tha Vuçiq.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …