Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar me ambasadorin amerikan, Christopher Hill, me të cilin ka folur për vizitën e tij të ardhshme në New York, Vuçiq ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Vuçiq ka bëri të ditur se me ambasadorin Hill ka biseduar për temat aktuale, por edhe për vizitën e ardhshme në New York si dhe takimeve të shumta me zyrtarë të lartë të administratës amerikane. Ka saktësuar Vuçiq. Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë një konference për media që pati në Prishtinë në vizitën e tij të fundit njoftoi se edhe ai do të jetë në New York për Asamblenë e OKB-së bashkë me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell. Ai paralajmëroi se atje mund të flasin për caktimin e datës së ardhshme të takimit të nivelit të lartë në kuadër të dialogut pas bisedimeve që pati me kryeministrin Kurti në Prishtinë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …