Vucic

Aleksandar Vuçiq ka folur për takimin e së mërkurës që do ta mbajë me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Sholz

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur për takimin e së mërkurës që do ta mbajë  me kancelarin e Gjermanisë Olaf Sholz dhe pret  nga Gjermania ta dëgjojë  këndvështrimin e tij lidhur me veprimet e Serbisë. Po atë ditë, emisari i posaçëm i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak do ta takojë atë dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kjo  është një mundësi e mirë për ne që të kemi pak kohë për t’i paraqitur pikëpamjet tona, por ne nuk do t’i ndryshojmë qëndrimet e Gjermanisë për Kosovën apo sanksionet ndaj Rusisë   Vuçiq sërish foli për  kryeministrin e  Kosovës, Albin Kurti, duke e akuzuar për papërgjegjshmëri dhe mungesë serioziteti. Nuk kemi asgjë të mirë nga diskutimet për Kosovën sepse nuk jemi as në dialog – jo me dëshirën tonë por me dëshirën e atyre që as nuk duan ta zbatojnë atë që kanë nënshkruar nëntë vjet më parë, tha me skepticizëm kryetari i Serbisë,Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …