Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ka zhvilluar një bisedë të hapur dhe korrekte me të dërguarin e posaçëm të Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili dje nisi vizitën e tij në Serbi, ku përveç Vuçiqit, do të takohet edhe me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq. “Besoj në përmirësimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Amerikës, shkroi Vuçiq në një postim të tij. Vizita e zyrtarit të lartë amerikan në Beograd po zhvillohet para radhës së re të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku palët do të bisedojnë për zbatimin e propozimit evropian. Pas Serbisë, Escobar pritet ta vizitojë edhe Kosovën, thuhet në një njoftim të Radios-Evropa e Lirë.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …