Aleksandar Vuçiq

Aleksandar Vuçiq, kërcënon autoritetet e Kosovës nëse provojnë të marrin në kontroll nënstacionin elektrik të Veri

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se pret që autoritetet e Kosovës së shpejti do të provojnë të marrin në kontroll nënstacionin elektrik të Valaçit ne veri të Kosovës, “nën pretekstin e faturimit të energjisë” në veriun e Kosovës. Në katër komuna në veri të Kosovës, serbët përbëjnë shumicën e popullatës, ndërsa qytetarët e këtyre komunave nuk kanë paguar për energji elektrike që nga viti 1999.  “Unë kam thënë se është e mundshme që kjo do të bëhet nga 6 nëntori, për shkak të qëndrimit karshi operatorëve atje, duke e arsyetuar me faturimin e energjisë në veri. Por, ata do të provojnë ta përdorin atë,  dikur, jam pothuajse i sigurt, për qëllime politike, që nuk kanë të bëjnë asgjë me energjinë”, ka thënë presidenti i Serbisë më 5 nëntor, në Pozharevc. Vuçiq ka shtuar se Prishtina do ta zgjedhë momentin kur do ta bëjë këtë, por ai e ka lutur atë që të mos e bëjë këtë.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …