Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kritikoi Britaninë e Madhe dhe vendet e tjera perëndimore, të cilat ai i akuzoi se gjithmonë i mbështesin shqiptarët e Kosovës kundër serbëve. Vuçiqi i tha se shqiptarët nuk e kishin planifikuar aksionin e policisë së Kosovës në veri të mërkurën, kur pati konflikt me serbët në veri të Mitrovicës. “Shqiptarët bëjnë gjithmonë gjithçka me mbështetjen e Quintit, por ka nivele të ndryshme. Vetë Mbretëria e Bashkuar u përgjigj dhe tha se i mbështeste të gjitha. Ata mbështesin gjithçka që është kundër serbëve dhe Serbisë. Turp ju qoftë ka thënë me një rast Vuçiq, Vetëm me lejen tuaj shqiptarët mund të shkelin Marrëveshjen e Brukselit. Ju jeni ata që u jepni atyre këtë forcë”, tha Vuçiqi. Ai deklaroi se dëshiron “marrëdhëniet më të ngushta” me Britaninë e Madhe, por se nuk do të besojë në pretendimet se aksioni i policisë së Kosovës të mërkurën, kishte për qëllim luftën kundër krimit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …