Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se ky do të jetë viti më i rëndë në historinë moderne të Serbisë, ekonomikisht dhe politikisht. Duke folur për politikanët ndërkombëtarë, Vuçiq ka thënë se ata janë të interesuar vetëm për Kosovën e pavarur dhe nuk duan të dëgjojnë ndryshe. Gjithçka që kam dëgjuar, dhe askush nuk dëshiron të dëgjojë se ka një pikëvështrim tjetër, gjëja e vetme që janë të interesuar është një Kosovë e pavarur, dhe vënien e sanksioneve ndaj Rusisë, asgjë tjetër. Kemi një vit vendimtar para nesh, kështu që me siguri ky është një prej viteve më të vështira në historinë tonë moderne në kuptimin ekonomik e politik dhe në çdo kuptim tjetër. Vuçiq ka njoftuar se të premten do të takojë pesë përfaqësues ndërkombëtarë nga Gjermania, Franca, Italia, SHBA si dhe emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …