Vëllai i tre dëshmorëve të UÇK-së, pjesëtarë të Batalionit “Atlantiku” Ilir Bytyçi, ka thënë se vëllezërit e tij: Ylli, Agroni dhe Mehmeti janë vrarë pas përfundimit të luftës nga forcat serbe. Ai akuzon kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilin e konsideron jo si burrë shteti por si një lider i krimit të organizuar. Ai ka thënë se Serbia ka përgjegjësi për vrasjen e vëllezërve të tij. “Në Kosovë nuk ka kriminelë lufte dhe kriminel të tjerë. Ata janë në Serbi dhe të gjithë janë në Parlamentin e Serbisë. Ka kriminelë lufte, ka kriminel të krimit të organizuar dhe Vuçiq është bosi i bosëve. Ai ka dhënë shumë premtime për zbardhjen e vrasjes së vëllezërve të tanë dhe nuk e kam mbajt këtë premtimin. Ai është bos i krimit dhe bos i kriminelëve”, tha Iliri, për RTK. Ai po ashtu tregoi se kongresmenët amerikanë i kanë bërë të ditur Serbisë se nuk do të mund të hyjë në BE, nëse nuk e zbardhin rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi.
Kontrolloni gjithashtu
Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …