Aleksandar Vuçiq pas takimit në Berlin ka thënë se Beogradi është në favor të një kompromisi me Prishtinën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit në Berlin me kancelarin gjerman Olaf Sholc  ka thënë se Beogradi është në favor të një kompromisi me Prishtinën. Ai ka theksuar se Serbia po mundëson paqen në Ballkan. Këto deklarata, Vuçiq i ka dhënë pas takimit me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, në Berlin raporton Tanjug.  Do ta bëjmë më të mirën për të lëvizur drejt një zgjidhjeje me kompromis, do të përpiqemi që të gjejmë një marrëveshje kompromisi, por sic kemi të qartë, kjo nuk varet vetëm nga dëshirat tona, por edhe të palës tjetër, tha Vuçiq. Duke folur rreth dialogut Beograd-Prishtinë, Vuçiq ka shprehur besimin e tij se do të gjendet kuraja për të bërë progres në këtë proces. Ai ka thënë se për Serbinë ky nuk është një proces i lehtë.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …