Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit në Bruksel u tha gazetarëve se janë hapur bisedimet mbi raportet afatgjata midis serbëve e shqiptarëve. “U konfirmua Marrëveshja për Drejtësinë, u paralajmërua hapja e Urës mbi Ibër deri në fund të vitit dhe u konstatua se rreth çështjes së formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, Prishtina nuk ka bërë kurrfarë përparimi. Vuçiq tha se gjatë takimit është hapur edhe arrestimi i serbit, Bogdan Mitroviqit në Therandë, ndërsa në fund konstatoi se rreth çështjes së formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, Prishtina nuk ka bërë kurrfarë përparimi.
