leoni

Vuçiq fton serbët e Kosovës që ta votojnë Listën Serbe

Aleksandar Vuçiq: Serbia forcohet ushtarakisht për të parandaluar tragjeditë e së shkuarës

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Serbia e konsideron Kroacinë si një rival strategjik, ndërsa po intensifikon përpjekjet për forcimin ushtarak të vendit. Në një intervistë për televizionin Pink, Vuçiq theksoi se qëllimi kryesor i armatosjes është shmangia e përsëritjes së ngjarjeve historike si operacioni “Stuhia” i vitit 1995 dhe bombardimet e NATO-s në vitin 1999. Duke shpjeguar doktrinën e re të ushtrisë serbe, ai tha se Serbia synon të jetë më e fuqishme sesa disa nga fqinjët e saj, duke përmendur investime të mëdha në armatim, kryesisht nga Rusia dhe Kina. “Ne nuk do të sulmojmë askënd, por asnjëherë të mos i shkojë kujt në mend të kryejë agresion ndaj vendit tonë,” tha ai. Vuçiq vlerësoi se Serbia po përparon ekonomikisht dhe po zvogëlon diferencat me Kroacinë, duke e konsideruar këtë një faktor shtesë për fuqizimin e pozitës së saj rajonale.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Kurti refuzoi ofertën për në NATO dhe integrimin e veriut, pasi prioritetet e tij ishin për pushtet

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij …