Vuçiq

Aleksandar Vuçiq: Serbia nuk e ka ndër mend ta urdhërojë ushtrinë të kalojë kufirin me Kosovën, ajo do t’i tërheqë disa forcat në kufi

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk e ka ndër mend ta urdhërojë ushtrinë të kalojë kufirin me Kosovën dhe se do t’i tërheqë forcat serbe nga ajo pjesë. Ai sqaroi  se përshkallëzimi i konfliktit do të ishte kundërproduktiv kur bëhet fjalë për dëshirën e Serbisë,  për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian. “Vitin e kaluar kishim 14  mijë pjesëtarë pranë vijës administrative, sot kemi 7 mijë e 500 dhe do ta reduktojmë në 4 mijë tha Vuçiq për mediet e huaja. Serbia nuk dëshiron luftë. Serbia nuk do të përfitonte nga kjo sepse do të kërcënojnë pozicionin e saj në negociatat me Prishtinën nën ndërmjetësimin e BE-së”, tha Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Vehbi Qeriqi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vehbi Qeriqi ( 4. 10. 1949 …