Vucic

Aleksandar Vuçiq, tha se pavarësisht presioneve, Serbia nuk do të rrezikojë interesat e saj kombëtare me Rusinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se pavarësisht presioneve, Serbia nuk do të rrezikojë interesat e saj kombëtare duke iu bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë. Në një intervistë për Financial Times më 21 prill, ai tha se Beogradi nuk “do të zgjedhë anë” pavarësisht thirrjeve nga Bashkimi Evropian që Serbia, si shtet kandidat për anëtarësim në bllok, të harmonizojë politikat e saj të jashtme me të Brukselit, përfshirë edhe sanksionet ndaj Rusisë dhe presidentit rus, Vladimir Putin. “Ka bisedime për zgjedhje të anëve. Jo, ne e kemi anën tonë, interesat e Serbisë. Nëntëmbëdhjetë shtete të NATO-s na bombarduan në vitin 1999 dhe vendosën sanksione ndaj nesh”, tha Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Gentrit Misini: UNMIK dhe EULEX misione të “parealizuara”

Kryekuvendari, Konjufca, deputetët, Pal Lekaj, Time Kadrijaj, Baftiu, Aida Dërguti e Teuta Haxhiu, deklarohen të pafajshëm

Kryekuvendari, Glauk Konjufca, deputetët Pal Lekaj dhe Time Kadrijaj, si dhe ish-deputetet Besa Baftiu, Aida …