Zëvendës-kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se kur ka qenë ministër i Brendshëm dhe drejtor i Agjencisë për Siguri dhe Informacion ka hartuar listat e atyre që nuk janë të mirëpritur në Serbi. Listat i kam bërë unë si ministër i Policisë dhe drejtor i BIA-s, bazuar në ligj dhe ndërgjegje. Më vjen keq që nuk u jam përkushtuar më shumë, sepse po shoh se sa njerëz të poshtër janë harruar. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk është pyetur dhe nuk është dashur të pyetet për këtë”, tha Vulin përmes një deklarate të publikuar në ueb-faqen e partisë së tij, Lëvizja Socialiste, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë. Vulin tha se në lista janë persona që kanë kënduar ose folur për Serbinë në një kontekst të keq. Në listat që u kam dorëzuar organeve kompetente, ka pasur shtetas të huaj, që kanë ardhur në Serbi për të marrë pjesë në protesta të dhunshme, por edhe narko-bosë – nga Sarajeva deri në Prishtinë e Shkup”, tha Vulin.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …