DASH ka bërë të ditur se Alexander Kasanof ka marrë detyrën e zëvendës-ndihmës sekretarit për Ballkanin Perëndimor

Aleksander Kasanof: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për parandalimin e konflikteve në rajon

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Aleksander Kasanof, ka dhënë një intervistë për gazetën serbe “Kurir,” ku ka theksuar rëndësinë e parandalimit të ndonjë konflikti të mundshëm dhe gjetjen e një rruge për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Kasanof e ka pranuar se situata aktuale ndërmjet këtyre dy vendeve është e vështirë, por theksoi se është e domosdoshme të vazhdohet puna drejt arritjes së progresit. “Është tepër e rëndësishme që ne të gjejmë një mënyrë për të lëvizur përpara në këtë dialog, në mënyrë që të arrijmë progres dhe paqe, si dhe normalitet mes Kosovës dhe Serbisë,” ka thënë Kasanof.  Ai ka theksuar rëndësinë e bisedave me qeveritë e Sarajevës, Beogradit dhe Prishtinës, duke shpresuar që të punojnë së bashku për të parandaluar mundësinë e konfliktit dhe për të shkruar një faqe të re pas episodit të keq të së kaluarës, ka përfunduar Kasanof.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …