Aleksandër Kudashef: Rendi i ri botëror po manifestohen me një çrregullim të ri

Bota po tronditet nga krizat: në Ukrainë dhe më shumë në Lindjen e Mesme, edhe pse armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit u jep njerëzve mundësi të marrin frymë për pesë ditë. Në Siri lufta civile vazhdon me intensitet vrastar, edhe pse në një masë të madhe pa u vënë re. Së shpejti numri i të vdekurve do të ketë arritur shifrën 200.000, në një vend i cili po bëhet copë-copë. Në Irakun e Veriut harta gjeografike po ribëhet nga luftëtarë, që veprojnë me një brutalitet të tillë, që në emër të Allahut kalon çdo kufi. Zona e sundimit të tyre arrin nga Alepo deri në kufirin e rajoneve kurde, në Irakun Verior. I ashtuquajturi “Shtetit Islamik”, synon të shkatërrojë rendin ekzistues. Ai nuk njeh as kufij, as shtete, as qeveri. Dhe kjo trondit diplomacinë, sepse papritur nuk vlejnë më këndvështrimet e vjetra. SHBA-të, nga ana tjetër, mbështesin kurdët dhe në këtë mënyrë indirekt edhe shiitët në Bagdad e Teheran, në luftën kundër bandës terroriste sunite ISIS. Këtë ndihmë amerikanët e japin me gjysmë zemre, sepse në fakt ata dëshirojnë një ndryshim të pushtetit dhe të politikës në Bagdad. Në Siri, SHBA-të nuk e dinë, nëse duan të mbahen ende te rrëzimi i tiranit Asad. Por me këtë, ato hapin rrugën për frontin islamik Al- Nusra, të cilin e luftojnë në Veri të Irakut. Një çrregullim diplomatik, për të cilin nuk ka përgjigje të lehta. Obama ka vendosur herët për tërheqjen nga Iraku. Roli i SHBA-ve në Lindjen e Mesme është dëmtuar. Ai konsiderohet i dobët, i pavendosur, i lëkundur dhe jo i sigurt për të vepruar. As në Izrael atë nuk e dëgjojnë.

Në krizën e madhe evropiane në Ukrainë, Vladimir Putini po dëshmon se është mjeshtër i tymnajës. A do të sulmojë ai pas Krimesë edhe Ukrainën Lindore? Apo do ta stabilizojë për ta aneksuar? A vlen kjo sfidë vetëm për qeverinë e padëshiruar të Kievit, apo fshihet pas saj pretendimi për pushtet i një imperializmi të ri rus, i cili depërton në vakumin politik, që kanë hapur SHBA-të?Sanksionet e Perëndimit po fillojnë të tregojnë rezultatet e para, por klima është e akullt dhe telefonatat, edhe të kancelares gjermane, nuk do të mjaftojnë për të zgjidhur nyjën. Meqë Rusia u përjashtua nga G8-ta, BE-së i duhet të gjejë një rrugë për në Kremlin. Gjermania, e cila nga ana tjetër që prej fillimit të vitit ka debatuar herë me zë të lartë e herë zë ulët për një angazhim më të madh politik në botë, detyrohet të zërë një rol të ri. Ajo është fuqi udhëheqëse.

Berlini dëgjohet, por ai duhet të ecë i pari. Gjermania duhet të pozicionohet kudo, qoftë në Ukrainë, qoftë në Lindjen e Mesme. Nëse “Shteti Islamik” vepron me brutalitet gati të pashembullt, ku njerëzit theren, vriten apo dëbohen, atëherë Berlini nuk mund të rehatohet në mirëqenie dhe të shpresojë, që të qetësojë ndërgjegjen me disa miliona dhe me disa ndihma me furnizime. Por, ndërhyrjet ushtarake të dy dekadave të fundit janë shoqëruar radhë herë nga suksesi. Kjo vlen të thuhet si për Afganistanin ashtu edhe për Libinë. Bota është bërë më konfuze. Rendi i ri botëror është një çrregullim i ri.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …