Kryetari i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, ka komentuar situatën e krijuar në veri të Kosovës. Ai ka shfaqur dyshime për dhënien e ndihmës meqë Serbia po ulet në tri karrige dhe se kjo gjë s’po i pëlqen atij. “Ne duhet të bëjmë diferencimin mes udhëheqësve dhe njerëzve të zakonshëm. Nëse do të ishin në këpucët e mia, do t’i shihni të gjitha? Sigurisht, ne duhet të ndihmojmë serbët dhe ne do ta bëjmë. Jemi të njëjtë. Por, ne e shohim edhe politikën e Serbisë ndaj Bjellorusisë. Ata duan të ulen, siç thonë ata, në tre karrige, por nuk ia dalin. Jemi ne – Rusia, BE, SHBA e kështu me radhë… Ata duan të jenë të mirë me të gjithë. Atyre nuk do t’u jepet ky shans për të balancuar, mbi të gjitha nga Bashkimi Evropian, në të cilin ata janë aq të etur për t’u anëtarësuar”, ka thënë Lukashenko. Ai u pyet edhe se çfarë konkretisht mund të bëjë për Serbinë, por s’pati një përgjigje të tillë, përveçse tha se e ka në mendje këtë. Nuk e di çfarë ne mund të bëjmë për ta. Para së gjithash, unë dua të shoh se çfarë bënë ata kur Bjellorusia u përball me sanksione.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …