Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka mohuar t’iu ketë rritur paga atij, duke thënë se njoftimi i publikuar në medie është i pasaktë. Vendimi në fjalë është vetëm për prokurorët dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Reshat Millaku, ish kryeprokurorin më besnik, që e ka pasur regjimi serb. Nuk dihet pse ky prokuror gëzon admirimin e Qeverisë Haradinaj, dhe për çfarë arsye konkrete i rritet paga, por dihet se ai në vitet e pushtimit ka qenë prokurori më besnik i regjimit jugosllav. Ai ka kërkuar dënimet më të rënda për rininë revolucionare të Kosovës, ndërsa pas kohës së luftës është ruajtur nga policët e huaj. Reshat Millakut vetëm paraja ia ndalon dorën për të mos ngritur akuza. Trimërinë dhe besnikërinë për regjimet ai e ka treguar me vepër. Ky kryeprokuror i Kosovës, edhe pse në vitet 80 e 90 të shekullit të kaluar, duke mbrojtur regjimin jugosllav, ka paraqitur qindra akuza kundër shqiptarëve liridashës, madje ka kërkuar edhe dënime me vdekje, nuk është denoncuar asnjëherë nga Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës as nga KMLDNJ, por as nga shoqatat e luftës së UÇK-së. Ai vazhdon ta ketë mbrojtjen e të gjitha qeverive të deritanishme të pas luftës, tani edhe duke ia rritur edhe rrogën në 4.000 e më shumë euro nga buxheti i taksapaguesve të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …