Poshtë sipërfaqes, gjallon një paragjykim dhe racizëm ndaj shqiptarëve etnikë në Europën Perëndimore, që nuk mund të mos shihet si faktor në refuzimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në Këshill”, shkruan Alexander Soros, djali i George Soros – filantropisit të njohur, themeluesit të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur pas refuzimit që morën Shqipëria, por edhe Maqedonia e Veriut për negociatat në BE. “Europa duhet të pranojë që vuan nga Albanofobia”, shkruan ai më tej, ndërkohë që statusit të tij i ka bashkangjitur reagimin e mëhershëm të komisionarit Johannes Hahn i cili shkruan: “Dhe vetëm për të qenë e qartë: Përgjegjësia për këtë dështim nuk është me 2 vendet, shumë kush shpresonte me të drejtë për një vendim pozitiv. Ishte BE ajo që dështoi për shkak të çështjeve të brendshme. Kjo dëmton besueshmërinë e BE jo vetëm në Ballkan por edhe më gjerë.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …