Aleksandër Vuçiç do të shkojë në Bruksel, javën e ardhshme, me një dosje kundër Albin Kurtit. Gjatë një fjalimi drejtuar kombit, ai përsëritur pretendimet dhe akuzat e zakonshme ndaj kryeministrit të Kosovës se ka sulmuar serbët në veri. Vuçiç përmendi rëndësinë e dialogut, por drejtoi gishtin nga Kurti me deklaratën se nuk dëshiron zgjidhje të situatës, por konflikt dhe dhunë. “Po mbushet kupa”, nënvizoi presidenti, i cili shtoi se ka bindur serbët të marrin pjesë në dialogun për zgjedhjet në veri të Kosovës, ndërsa njoftoi se institucionet atje nuk do t’i lëshojnë asnjëherë. Një ditë pasi Stoltenberg tha se priste konsultime për çfarëdo aksioni të policisë së Prishtinës, ata hynë në fabrikën Lola në Zubin Potok. Ata donin të tregonin se fuqia e tyre nuk ka kufi. Ata vazhduan të arrestonin serbët, u shpreh kryetari serb, Aleksander Vuçiq.
Kontrolloni gjithashtu
Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …