Aleksandër Vuçiç pritet që sot, më 13 shtator, të shpallë okupimin e Veriut të Kosovës

Mediet në Serbi bëjnë të ditur se kryetari, Aleksandër Vuçiç pritet që sot. më 13 shtator, të shpallë okupimin e Veriut të Kosovës. Ai  do t’i drejtohet kombit në një fjalim pasdite në orën 18:00, ku do t’i komunikojë vendimet e marra. Lidershipi shtetëror ende po diskuton tema të ndryshme dhe në tavolinë është opsioni për shpalljen e okupimit të një pjesë të territorit të Republikës së Serbisë të Veriut të Kosovës që Beogradi e konsideron territor të tij. Sipas medieve serbe, ky vendim i Vuçiç do të merret për shkak të “terrorit që populli  në Kosovë ka vuajtur me vite, i cili është përshkallëzuar në  ditët e fundit”. Kohët e fundit ka pasur një seri ngjarjesh të pakëndshme, gjatë bllokadës tashmë 14 ditore të institucioneve serbe, dhunimi brutale, keqtrajtimi dhe arrestimi i katër të rinjve serbë që festonin ditëlindjen e tyre, flasin a shkruajnë mediet në Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Nuk do të jem pjesë e asnjë liste zgjedhore në zgjedhje por se do të votojë për kandidatët e PSD-së

Aida Dërguti: Kurtit nuk i konvenon të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit në prag të zgjedhjeve

Ish deputetja, Aida Dërguti ka shprehur mendimin se kryeministri Albin Kurti nuk është i interesuar …