Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq, pas takimit me Avdullah Hotin në Bruksel në televizione të ndryshme të Serbisë ka dhënë detaje të shumta rreth gjërave që janë diskutuar brenda në tavolinën e negociatave. Vuçiq ka thënë se bisedimet me Hotin kanë qenë të vështira, derisa ka thënë se i është dashur t’i kundërpërgjigjet për 20 herë me radhë Hotit sa herë ky i fundit ka përdorur frazën “dy shtetet”. Kreu i shtetit serb ka thënë se 20 herë i është kundërpërgjigjur Hotit duke i thënë “një shtet dhe një provincë autonome”. Vuçiq ka thënë se populli serb duhet të qëndroj i qetë pasi në Bruksel është luftuar për interesin e Serbisë dhe se Beogradi zyrtar nuk nënshtrohet. Tutje ai ka theksuar se Serbia duhet të marrë pjesë në negociata, përndryshe do të izolohet nga bota.
