Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është cituar të ketë deklaruar se gjatë muajve në vazhdim Serbia pret shumë presione dhe kërcënime rreth Kosovës. Më duket se muajt në vazhdim nuk do të jenë të lehtë dhe pres shumë presione dhe kërcënime dhe zbatim të atyre kërcënimeve për Kosovën nga ata që janë pamjaftueshëm përgjegjës dhe nuk e kuptojnë se paqja nuk është vetëm në interes të serbëve, por edhe të shqiptarëve”, ka thënë Vuçiqi. Duke folur edhe për zhvillimet më të reja politike në Mal të Zi, kur Serbia ka një ndikim shumë të madh në politikën e brendshme dhe të jashtme të këtij vendi, Vuçiq ka thënë se thënë se Beogradi zyrtar nuk ndërhyn në punët e brendshme të këtij shteti dhe pret sa më parë formimin e qeverisë malazeze.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …