Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se së shpejti do t’i vë në dukje idetë e tija për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Ai ka thënë se idetë e tija do të jenë më të mirat për Serbinë dhe për të ardhmen e shtetit. Sa i përket qëndrimit të Kishës Serbe, Vuçiq ka thënë se shteti është i ndarë nga kisha, mëgjithatë thotë se nuk do t’ia ndalojë asnjëherë atyre që të shprehin opinionin e tyre. Ndërkohë aktualisht sa i përket çështjes së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është riaktualizuar ideja e shkëmbimit të territoreve, e cila nuk është pritur mirë nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …