Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq në një intervistë për Anadolu Agency, duke folur për tensionet e fundit mes Serbisë dhe Kosovës, ka deklaruar se shpreson se mund të ruhet stabiliteti dhe paqja në rajon. Me kryetarin e Turqisë, Rexhep Tayyip Erdoğan bisedoj gjithmonë për çështje të ndryshme, andaj jam i gatshëm që të bisedoj me të edhe për çështjen e tensioneve Kosovë-Serbi, pavarësisht se kemi qëndrime të ndryshme lidhur me pavarësinë e Kosovës. Po ashtu, Vuçiq tha se është i gatshëm të diskutojnë tensionet me Kosovën, se si t’i kapërcejnë kohët e vështira dhe se cili mund të jetë kontributi i kryetarit Erdogan në këtë drejtim. Vuçiq ka theksuar se ai dhe Serbia kanë marrëdhënie shumë të mira me Turqinë dhe do të vazhdojnë të punojnë bashkë në shumë fusha të ndryshme, për të zhvilluar edhe më tej marrëdhëniet midis dy shteteve.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …