Vuçiq

Aleksander Vuçiq: Nuk do ta nënshkruaj kurrë pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka hedhur poshtë  pretendimet se ai është i gatshëm ta nënshkruajë Pavarësinë e Kosovës. Nuk do ta nënshkruaj kurrë pavarësinë e Kosovës, ndërsa i përgëzoj të gjithë ata në skenën politike të Serbisë që thonë gënjeshtra të tilla”, tha Vuçiçi në një video-mesazh. Ai nguli këmbë se “gjithmonë do t’i përmbahet Kushtetutës” së Serbisë, në një reagim ndaj akuzave të disa partive opozitare. Partitë e krahut të djathtë në Serbi e kundërshtojnë Marrëveshjen e Ohrit e arritur mes Serbisë dhe Kosovës në fillim të këtij viti. Ata, gjithashtu, kanë kërkuar vazhdimisht ndërprerjen e negociatave për normalizimin e marrëdhënieve që Serbia dhe Kosova i po zhvillojnë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian që nga viti 2011. Marrëveshja e Ohrit u arrit në mars në Maqedoninë e Veriut nga presidenti serb Vuçiç, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me ndërmjetësimin e BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …