Kryetari i Serbisë. Aleksander Vuçiq ka deklaruar se nuk beson që shqiptarët do të pajtohen me formimin e Asociacionit, por serbët nuk do të heqin dorë nga ai. Edhe nëse pajtohemi, ne nuk heqim dorë nga Asociacioni në formën, për të cilën e kemi nënshkruar unë dhe ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Asociacionin është një çështje shumë e rëndësishme për ne”, ka thënë ai, duke rikujtuar opinionin për disa nga kompetencat kryesore dhe duke iu referuar marrëveshjes teknike të vitit 2015, të cilën e kanë nënshkruar ai dhe kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Isa Mustafa, transmeton Paparaci. Asociacioni do të lidhë 97% ose të gjitha komunitetet serbe në një tërësi unike. Po, disa zona periferike do të mbeten jashtë, por si enklava. Do të na lidhet gjithçka, nga Siriniçi nëpër disa komuna të Anamoravës, duke përfshirë Ranillugun, Parteshin dhe Novobërdën, deri në Graçanicë dhe të katër komunat veriore të Kosovës. Kompetencat tashmë janë të caktuara në parimet e vitit 2015, të cilat unë dhe Isa Mustafa i kemi nënshkruar. Është një dokument jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne. Sepse në të thuhet qartë se Republika e Serbisë ka të drejtë të financojë kompetencat e përcaktuara aty – shëndetësia, arsimi, zhvillimi rural dhe urban, planifikimi hapësinor dhe zhvillimi ekonomik. Për ne shumë të rëndësishme”, ka thënë Vuçiq.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …