Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konsideron se do të jetë gjithnjë e më e vështirë për Serbinë pasi situata në botë po komplikohet dhe se Perëndimi dëshiron ta marrë “kartën e Kosovës” nga duart e kryetarit rus, Vladimir Putin. Duke folur për kritikat për politikën në lidhje me Kosovën, Vuçiq pyeti “a doni paqe, apo t’i dërgoni fëmijët në luftë” “Doni paqe? Mos u ankoni se gjithçka në botë është tradhti”, tha Vuçiq nga Abu Dabi. Ai konsideron se konflikti ukrainas-rus do të vazhdojë të përshkallëzohet, sepse në fjalimet e kryetarëve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, Vladimir Putin dhe Joe Biden, askush nuk foli për paqen, por vetëm për fitoren ndaj palës tjetër. Për Putinin, e vërteta është në anën e Rusisë, dhe për iajdenin, Ukraina nuk është vendi ku Rusia do të fitojë. “Është e qartë se po shkojmë drejt ndezjes së mëtejshme të konfliktit”, tha Vuçiq nga Abu Dabi, ku mori pjesë në panairin ndërkombëtar të armëve.
