Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, njoftoi për një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Ai tha se Sekretari Blinken ka insistuar për qetësimin e situatës në veri të Kosovës dhe e ka përkrahur plotësisht planin evropian për shtendosje. Vuçiq tha se ia Sekretarit Blinken ia ka përmendur arrestimet e të dyshuarve serbë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it, duke i quajtur ato “arbitrare”. Ai ka kërkuar lirimin e të gjithë të arrestuarve për sulmet e kryera. I thash se Serbia po sillet seriozisht dhe përgjegjshëm, por që forcat speciale të policisë së Kosovës çdo ditë, krejtësisht në mënyrë arbitrare, arrestojnë pjesëtarë të popullit serb dhe i kërkova lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar”. Po ashtu, theksova se dorëheqjet dhe largimi i kryetarëve të rremë nga ndërtesat në katër komunat në veri të Kosovës dhe gjithashtu e njësive speciale të Policisë së Kosovës, janë kyçe për qetësimin e tensioneve”, thuhet në një njoftim kryetarit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …