Vuçiq

Aleksandër Vuçiq: Serbia është shndërruar në një arenë të një lufte të fshehtë midis Lindjes dhe Perëndimit

Kryetari i Serbisë  Aleksandër Vuçiç, konsideron se Serbia është shndërruar në një arenë të një lufte të fshehtë midis Lindjes dhe Perëndimit, ndërsa Beogradi kërkon të mbajë balancën delikate mes ambicies për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe lidhjeve me Rusinë dhe Kinën. Kemi një luftë të fshehtë të fuqive të mëdha që po zhvillohet në Serbi përmes lojtarëve politikë, sektorit joqeveritar në të dyja anët, mediave dhe organizatave të ndryshme të shoqërisë civile, deklaroi Vuçiq për Reuters iu rikthye akuzave ndaj Kosovës duke pretenduar se pala shqiptare nuk po kërkon një kompromis në procesin e dialogut. Nga zyra e tij në Beograd, Vuçiq  tha se Prishtina po imponon planet e saj me mbështetjen e perëndimit. Besoj se ato vende që po mbrojnë të ashtuquajturën pavarësi të Kosovës do ta bindin regjimin e Prishtinës që të mos luajë me një konflikt në një rajon, i cili sigurisht është plot probleme, tha Vuçiq. (A2news)

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …