Vuçiq: Është vetëm çështje kohe para se Serbisë do t’i duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, “de facto” apo “de jure”

Aleksandër Vuçiq thotë se anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian varet nga dialogu me Kosovën

Dështimi për të rifilluar bisedimet e Kosovës dhe Serbisë mbi normalizimin e marrëdhënieve mund të destabilizojnë rajonin, sipas kryetarit serb, Aleksandër Vuçiq. Ai është shprehur se kjo mund të sjellë krizë përsëri në Ballkanin Perëndimor i cili ende po shërohet nga luftërat e viteve të 90’ta. Ai gjithashtu ka deklaruar se heqja e taksës 100 për qind për mallrat serbe e vënë nga Kosova është një kusht themelor për vazhdimin e dialogut, kusht ky i mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Vuçiq gjithashtu është shprehur se askush nuk mund të flasë rreth idesë se cila do të jetë marrëveshja përfundimtare Kosovë – Serbi sepse ende nuk ka asnjë propozim. Sipas tij, ajo që është e sigurt është se anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian varet nga dialogu i tyre me Kosovën, do të thotë, nëse një ditë do të gjendet një zgjidhje të harmonizohet marrëveshja. Ai është shprehur se pret nga Gjermania, Franca dhe Bashkimi Evropian të jenë më aktive në procesin e negocimit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …