Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se kontaktet me përfaqësuesit e Kosovës në Berlin me iniciativë të Gjermanisë dhe Francës “nuk kanë asnjë lidhje me çfarëdo zgjidhje për Kosovën”, por temë do të jetë taksa dhe mundësia e vazhdimit të dialogut me Prishtinën. “Na presin bisedime të vështira me përfaqësuesit shqiptarë, nuk do të jetë lehtë as me Merkelin dhe Macronin por kjo nuk ka asnjë lidhje me çfarëdo zgjidhje për Kosovën. Do të bisedohet për taksë dhe nëse do të ketë mundësi të kthimit në dialog. Asnjë zgjidhje nuk është në horizont. Kjo është një nga gënjeshtrat të cilat nuk do t’i konsideroja”, është shprehur ai.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …